Punët · Branding
BuildCraft — Identitet vizual për një kompani projektimi dhe ndërtimi

- Klienti
- BuildCraft
- Industria
- Arkitekturë · Interier · Projektim & ndërtim
- Vendndodhja
- Prishtinë, Kosovo
- Viti
- 2026
- Shërbimet
- Logo tekstuale, Monogram, Sinjalistikë, Rrjete sociale, Ekrane
Sfida
BuildCraft projekton, ndërton dhe dorëzon shtëpi dhe interiere. Kishte nevojë për një identitet të sigurt që i tregon klientit se i gjithë procesi, nga skica e parë deri te dhoma e përfunduar, kryhet nën një çati.
Çka bëmë
- Logo tekstuale dhe monogrami B
- Sistem ngjyrash bronzi dhe gri e errët
- Slogani “It's all here” dhe sekuenca Design → Build → Deliver
- Tabela e objektit dhe grafika për ekrane
- Postime për rrjete sociale
Zgjidhja
Një logo e fortë, si prej metali të prerë, në bronz mbi gri të errët: e qëndrueshme si një ndërtesë, e saktë si një detaj i përfunduar. Slogani “It's all here” dhe sekuenca Design, Build, Deliver e shpjegojnë ofertën me tri fjalë dhe shtrihen në tabela, ekrane dhe postime. Monogrami B funksionon edhe vetë, si shenjë e reliefuar në mur dhe në formate të vogla.




Dëshironi një brend si ky? Le të flasim.
Fillo një projekt