Punët · Paketim

Karta mësimore & paketime për shitje — Paketim që shitet në raft

Gjashtë kuti shumëngjyrëshe me karta mësimore për fëmijë në rresht
Klienti
Mimo · Timbri · Dilena Collection
Industria
Edukim · Lojëra për fëmijë · Shitje mode
Viti
2025–2026
Shërbimet
Dieline për kuti, Dizajn kartash, Mockup 3D, Çantë blerjesh, Kuti dhurate

Sfida

Produktet në raft kanë vetëm pak sekonda që të vërehen dhe të kuptohen. Mimo dhe Timbri kishin nevojë për një familje lojërash me karta mësimore në shqip për moshat 1 deri 6 vjeç, që prindërit t'i njohin menjëherë, ndërsa Dilena Collection kishte nevojë për një çantë blerjesh dhe kuti dhurate premium për klientët e saj.

Çka bëmë

Kartat mësimore Mimo & Timbri

  • Kuti kartash për numrat, kafshët, profesionet, emocionet, veprimet dhe alfabetin
  • Dizajn i kartave me tipografi të rrumbullakët dhe të lexueshme
  • Dieline të sheshta për kutitë dhe mockup 3D

Dilena Collection

  • Monogrami dL i aplikuar në çantë blerjesh dhe kuti dhurate

Zgjidhja

Çdo kuti kartash ka ngjyrën e vet të ndezur, kështu që prindi e gjen “Kafshët” ose “Shkronjat” edhe nga larg, ndërsa një strukturë e përbashkët e mban serinë si një familje. Kartat kanë ilustrime të mëdha dhe tipografi të rrumbullakët që fëmijët e vegjël e lexojnë lehtë. Për Dilena Collection qasja është e kundërt: tone të qeta krem dhe një monogram dL i hollë që ndihet si dhuratë edhe para se të hapet kutia.

Dëshironi paketim si ky? Le të flasim.

Fillo një projekt
Projekti tjetër Timbri
Fillo një projekt