Punët · Branding

Timbri — Identitet vizual për një ordinancë logopedike për fëmijë

Tabela e ordinancës logopedike Timbri me logon me flluska shumëngjyrëshe
Klienti
Timbri
Industria
Shëndetësi · Terapi e të folurit për fëmijë
Vendndodhja
Prishtinë, Kosovo
Viti
2021
Shërbimet
Logo, Paleta e ngjyrave, Sinjalistikë, Postera & bilborde, Rrjete sociale, Ikonë aplikacioni

Sfida

Një ordinancë e re logopedike në Prishtinë kishte nevojë për një brend që prindërit ta besojnë dhe fëmijët ta duan. Duhej të ishte i ngrohtë dhe lozonjar, pa humbur seriozitetin e një praktike mjekësore, dhe të funksiononte kudo: në fasadë, në bilborde, në rrjete sociale dhe në aplikacion.

Çka bëmë

  • Logo dhe shenja me flluska të të folurit
  • Paletë me shtatë ngjyra dhe tipografi e rrumbullakët
  • Personazhe të ilustruara për fëmijët më të vegjël
  • Tabela e objektit, bilborde, postera në qendra tregtare dhe ngjitëse
  • Shabllone për rrjete sociale
  • Ikona e aplikacionit

Zgjidhja

Shenja është një rreth me flluska të të folurit me ngjyra: shumë zëra të vegjël që bashkohen në një. Tipografia e rrumbullakët dhe paleta me shtatë ngjyra e mbajnë miqësore, ndërsa baza vjollcë e errët e mban të qetë dhe profesionale. Personazhet e ilustruara u flasin drejtpërdrejt fëmijëve, dhe i njëjti sistem shtrihet nga tabela e objektit deri te bilbordi i hapjes “Ordinanca Logopedike – Now Open”.

Dëshironi një brend si ky? Le të flasim.

Fillo një projekt
Projekti tjetër BuildCraft
Fillo një projekt